12 March 2017

Tre semundje qe kerkojne vemendje dhe trajtime ne ullishtet e zones se Libohoves

Nga Besnik Ismailati

1.Tuberkulozi i ullirit qe eshte nje semundje bakteriale duke formuar gunga ose tumore ne forme sferike ne pjeset e trupit,por edhe ne gjethe.Ne kete rast duhen prere dhe djegur te gjitha deget e infektuara rende dhe trajtimi me preparate me baze bakri, sidomos ne periudhen e tanishme pas dimrit aktual te ftohte e me ngrica.
2.Cerkosporoza shkakton renien para kohe te gjetheve, sidomos atyre te vjetra.Per luftimin e saj duhet bere menjehere dy trajtime me leng bordolez 1% .
3.Vertilicioza qe shkakton tharjen e lastareve ne nje ose me shume dege.Masat kryesore mbrojtese ne kete rast jane:kufizimi i ujitjeve dhe pleherimeve azotike,kufizimi i prerjes se degeve te prekura,mosmbjellja ne ullishte e perimeve te familjes solanace,etj.,mbajtja paster e tokes nga barerat e keqia,mbrojta e sistemit rrenjor nga plaget gjate punimeve.
Jane semundje qe nuk duhen nenvleresuar aspak dhe qe duhen luftuar sistematikisht sipas recetave te lartpermendura.

No comments:

Post a Comment