09 March 2017

Motivation dekorimeve nga Presidenti i Republikes per figurat e Gjirokastres

Personalitetet gjirokatrite te dekoruara sot nga Presidenti Bujar Nishani.
Ata perfaqesojne vetem nje pjese te shndritshme te gjerdanit te vlerave te kesaj treve!
Ata jane:
1. Bernard Kokalari, " Qytetar Nderi Gjirokastrës ",
Regjizor, aktor dhe figurë e shquar e kulturës gjirokastrite.
Dekoruar më parë me Urdhërin " Naim Frasheri”
2. Sotiraq (Raqi) Paskali, " Qytetar Nderi Gjirokastrës "
Udhëheqës i shquar i cirkut, kompozitor, piktor, skulptor dhe shkrimtar i njohur
Dekoruar me parë me urdhërin “Naim Frasheri” 
3. Sefedin Braho, “Qytetar nderi Gjirokastrës”
Futbollist i shquar i Gjirokastrës dhe ekipit kombëtar.
Mban Titullin sportiv “Mjeshtër i merituar i sportit”
4. Lefter Harallamb Dilo, ( Pas vdekjes )
Intelektuali pasionat që Kadare do ta quante “Dekani muzeologjisë shqiptare,”
Dekoruar më parë me Urdhërin “Naim Frasheri ” 
5. Sokrat Kalivopulli, “ Qytetar Nderi Shkodrës ”( Pas vdekjes ) 
Inxhinieri hidroteknik, një nga protagonistët e ndërtimit të hidrocentraleve, 
Kryetari parë i rrethit të Gjirokastrës pas viteve 90-të.
Mban titujt " Urdhër Pune klasi parë, i dytë dhe i tretë "
6. Naxhi Kasoruho, "Qytetar Nderi Gjirokastrës ”
Muzikolog dhe instrumentist i njohur.
Dekoruar me Medaljen: “Naim Frashëri” i Artë në vitin 2001.
7. Bashkim Ahmeti Izano,
Piktor, pedagog e skenograf i shquar. Një ndër korifejtë e pikturës shqiptare.
Dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” kl I në vitin 1988
8. Sujejman Jusufati.
Inxhinieri i njohur i naftës dhe botuesi përkushtuar i gazetës “Libohova”.

No comments:

Post a Comment