06 March 2017

Mediat lokale reagojne per monumentet


Gjirokastrës j'u shtua në inventar 

një tjetër "gërmadhë" Featured

Gjirokastrës j'u shtua në inventar një tjetër "gërmadhë"


U dogj dhe nje shtepi legjende ne Gjirokaster,një Monument 300 vjecar që u hoq  u hoq nga lista ne 2016. Gjirokastres prej ditës së djelë  sot ju shtua dhe nje germadhe! Flakët përpinë shtëpinë që Gjirokastritët e njohin si shtëpia  e "Pasha Kaurit", shtepi treqind vjecare,

Dikur konsullate, nen bedenat e kalase, ne qender te qytetit. Banesa karakteristike u përfshi nga zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në mesnatë në lagjen Pazari i vjetër në Gjirokastër, bëhet fjalë për një shtëpi në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Mendohet se  zjarri ka ardhur nga çatia, dhe mund të jetë shkaktuar nga telat e korentit. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë që zjarri i rënë të mos përhapet në banesat e tjera pranë saj duke minimizuar dëmet që mund të ishin shumë herë më të mëdha nëse flakët do të përparonin.Banesa në fjalë është në pronësi të Gligor Krongo, i cili ndodhet në emigrim bashkë me familjen.Nga ky moment Gjirokastra ka edhe një tjetër gërmadhë në inventar.

No comments:

Post a Comment