09 March 2017

Presidenti Nishani ne Gjirokaster

Faqja u pëlqye · 1 orë 


"Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian dhe Sigurisë", ka qenë tema e leksionit të mbajtur para studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Gjirokastrës nga presidenti Nishani, I cili vuri theksin tek sfidat që paraqiten para shoqërisë shqiptare të së ardhmes. Presidenti Nishani theksoi se korrupsioni është një fenomen që nuk zhduket, por luftohet nëse ka dëshirë e përgjegjshmëri të të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të klasës politike.
Nishani ka vlerësuar përpjekjet për integrimin në BE. Ky akt sipas Nishanit nuk duhet kuptuar si një vendim politik, por si një përpjekje e gjithë shoqërisë për të përmbushur standartet e kërkuara. Ai vuri theksin në përkatësinë perëndimore të Shqipërisë, duke sjellë shembullin e izolimit të gjatë 50 vjeçar e duke theksuar se gjeneza e një kombi nuk mund të ndryshohet.
Ne e kemi demonstruar historikisht orientimin tonë perëndimor dhe kjo nuk ka qenë zgjedhje e politikës, por zgjedhje e shqiptarëve , ka theksuar Nishani.


No comments:

Post a Comment