07 March 2017

Kryebashkiakja Luiza Mandi, mesazhi per mesuesit

Në këtë 7 Mars dëshiroj të përcjell urimet e mia më të mira për mësuesit dhe edukatorët e Libohovës. Gëzuar këtë ditë të shënuar të historisë tonë kombëtare. 
Të nderuar mësues, 
Përulemi me respekt para punës tuaj të përditshme me nxënësit. Në misionin fisnik për edukimin e brezave të rinj ne jemi në krahun tuaj, për t’ju mbështetur në çdo projekt dhe nismë. Eshtë detyrimi jonë i përbashkët për të ruajtur dhe pasuruar më tej traditën arsimdashëse të Libohovës, Zagories, Nepravishtës, Labovës dhe çdo fshati tjetër të kësaj zone. 
Mirënjohje e urime u përcjell edhe mësuesve më të vjetër që ndër vite kanë dhënë kontribut në edukimin e brezave me radhë. Shumë prej tyre nuk janë fizikisht mes nesh, por jam e bindur që për aq shumë sa na kanë dhënë kanë zënë një vend të veçantë në memorien tonë të përbashkët. 
Gëzuar 7 Marsin!

No comments:

Post a Comment