Fëmijë të shkollave 9 – vjeçare në Gjirokastër janë bërë pjesë e kampionatit të shahut organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe mbështetur nga Bashkia Gjirokastër. Finalistët e këtij kampionati lokal do të marrin pjesë në kampionatin kombëtar. Siç pohon dhe mjeshtëri I këtij sporti dhe trajneri I këtyre fëmijëve, Bujar Puto, kjo është hera e parë që ky organizim ka gjetur mbështetjen e qeverisjes vendore.
Të rinjtë duket se janë të interesuar për këtë lloj sporti. Ata janë pjesëmarrës aktivë në përballjet e organizuara në kampionatet rajonale duke sjellë në Gjirokastër jo pak trofe. Në tre kampionate pjesëmarrës ata kanë marrë tre çmime dhe një kupë.

No comments:
Post a Comment