16 February 2017

Opozita ne Libohove ja reagimi per projektin e qendres se qytezes

Gati nje vit me pare nje studio klienteliste e qeverise nxitoi te paraqiste nje projekt dixhital per restaurimin e qendres se Libohoves, projekt qe po reklamohet sot me fort akoma ne prag zgjedhjesh me nje vlere 140 milione leke.
Jane te njohura tashme projekte te tilla ku pretendohet per rijetezim fasadash urbane dhe ndodhin perversitete pushtetare.
Pervec faktit se ndodhin ne prag zgjedhjesh, a mund te thote kush se sa inxhiniere banues ne Libohove apo me origjine libohovite jane shprehur pro apo kundra ketij projekti qe pretendon ti nderroje faqen qendres se qytetit?!
Si eshte parashikuar lidhja e kesaj fasade me lagjet e tjera te qytetit qe po vuajne nje rrenim infrastrukturor?!
A do te realizohet unaza e qytetit per te lehtesuar trafikun, levizjen e mjeteve te renda, gjese se gjalle etj?
A do te kete nderhyrje teresore ne rrjetin elektrik, telefonik, ujra te zeza ku sic dihet Pazari nen vete fsheh nje ferr te vertete kanalizimesh?!
Sa dhe si do te perfshihen libohovitet ne punimet per kete projekt, ku sot po shohim lloj-lloj ustallaresh nga gjithe Shqiperia dhe ndonje libohovit hallexhi punon me lopate pas tyre ?!
Projekti i restaurimit te qendres rivjen pas gati 15 vjetesh, por atehere ishin libohovitet qe mire apo keq vune dore dhe dhane mend per kete pune madhore, te pakten mire qe investimet dhe mendimet e sotme te atyre qe drejtonin ju duken snobiste, edhe pse fjala me thenesin nuk ngjitin, por nuk eshte vone te behen publike dhe te monitorohen cdo hap i hedhur sot dhe me kosto per brezat qe vijne.

No comments:

Post a Comment