Projekti i unazës ne zonen historike te Gjirokastres
Projekti i ri i i unazës në zonën muzeale të
Gjirokastrës, është një skandal më vete. I ashtuquajtur “projekti i By
Pass-it”, nga sa është bërë i njohur është padyshim një nga ndërhyrjet më të
dhunshme që mund të bëhet në zonën e mbrojtur historike. Projekti është një
segment rruge që nis nga Sheshi i ish-agjensisë së udhëtarëve dhe përfundon në
ndënkala, projekt që është kundërshtuar, jo vetëm nga banorët e lagjes Pazari i
Vjetër që u rrezikon banesat 300 vjeçare, por edhe nga vetë bashkia dhe mbarë
opinion qytetar në Gjirokastër. Me anë të një peticion të nënshkruar nga qindra
banorë dërguar Ministrisë së Kulturës, Kryeministrisë, Bashkisë dhe IMK, ky
projekt ogurzi kundërshton ndërtimin pasi rrezikon seriozisht banesat,
peizazhin, themelet e kështjellës së qytetit, paralizon të gjithë lëvizjen
vertikale dhe nuk realizon asnjë nga qëllimet për të cilat pretendojnë
hartuesit e tij. Për të kundërshtuar projektin e unazës njëpërfaqësi e
komunitetit të banorëve, paraqitën kundërshimet e tyre në mbledhjen e Këshillit
Bashkiak, ku kanë shprehur haptazi, argumentat e tyre. Vasillaq Karanxha në emër
të nënshkruesve, ka renditur arsyet pse projekti i ndërtimit të By Pass-it,
project i paprezantuar sipas ligjit para opinionit publik shkatërron pejsazhin
dhe rrezikon dëmtimin e vlerave egzistuese të trashëgimisë kulturore. Edhe
shumë nga këshilltarët kanë kërkuar pezullimin e realizimit tëkëtij projekti që
nuk sjell asnjë impakt, veçse sjell betonizimin e mëtejshëm në zonën muzeale.
Qytetarët vazhdojnë të shkallëzojnë protestën e tyre duke depozituar padi në
gjykatë, ndërkohë që kanë bllokuar me anë të kësaj padie zbatimin e projektit
të unazës së qendrës historike për momentin. Nje grup intelektualesh,
profesionistesh e aktivistësh të Forumit për Mbrojtjen e Gjirokastrës me në
krye intelektualin e njohur gjirokastrit Agim Mero,përtej Gjirokastres kane
derguar peticion autoriteteve shtetërore dhe institucioneve nderkombetare
No comments:
Post a Comment