“LËVIZ KËSHILLTAR” – PROJEKT RAJONAL NË KUADRIN E PROJEKTIT KOMBËTAR
“LËVIZ ALBANIA”

“Në kushtet e zbatimit të Reformës Administrativo-Territoriale
strukturat e zgjedhura, kryesisht keshillat e bashkive të reja, janë përpjekur
që të sjellin një prurje të re në këtë situatë ndryshimesh të thella, por për
shkak të eksperiencave të pamjaftueshme, nivelit të ndryshëm kulturor
intelektual dhe profesional, vihen re shmangje të përgjegjësive dhe
llogaridhenies, mungesën e transparencës në vendimarrje, mospërfaqesim cilësor
e territorial të komuniteteve, sidomos te atyre periferike te ish-komunave te
transformuara ne "njesi administrative". Monitorimi nga afër i
“parlamenteve lokalë”, sikurse konsiderohen këshillat bashkiakë do të jetë një
kontribut më shumë në forcimin e demokracise vendore”, shprehet drejtuesi
i projektit Engjëllush Serjani.
Nëpërmjet monitorimit dhe transparencës projekti synon evidentimin e
fenomeneve të mos pjesmarrjes ne mbledhje e keshilltareve dhe publikut, shfaqet
e monjohjes te kompetencave dhe mosperdorim te tyre, pasivitetit e disas
keshilltareve sidomos grave, përzgjedhjen e militantëve, lidhje nepotike, etj.
Identifikim i problemeve nëpërmjet
monitorimit dhe transparencës së funksionimit të këshillave bashiak do të
ndikojë drejtpërdrejtë në ndergjegjesim e keshilltareve per pergjegjesitë e
tyre të perfaqesimit, rritje të transparences ndaj publikut nëpërmet
monitorimit dhe publikimt ne mediave lokale të problemeve të konstatuara dhe
sigurisht edhe ndërgjegjësimim të publikut për pjesemarrje ne vendimarrje.
Qëllimin
kryesor i projektit, sipas grupit implementues, është që nëpërmjet monitorimit,
transparencës, analizës së situates dhe publikimi të problematikës në mediat
kombëtarë, lokale dhe sociale, të kontribojë në rritjen e eficenses se
keshillave bashkiake ne tri bashkitë nën monitorim: Gjirokaster, Dropull dhe
Kelcyre, ne analizën dhe formulimin e rekomandimeve për rritjen e
eficensës së këshillave bashkiak, ne përmirësimin e përfaqësimit dhe
aktivizimit te tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak, në tërheqjen e vëmëndjes
dhe mendimit qytetar dhe nxitjen e pjesmarrjes në procesin e vendimarrjes dhe
ne permiresimin e legjistacionit zgjedhor per menyren e zgjedhjes se
keshilltareve ne zgjedhjet e ardheshme.
No comments:
Post a Comment