13 February 2017

Kryebashkiakja Mandi flet per projektin e ri

Janë rreth 140 milionë lekë që do të përdoren për të ndryshuar totalisht pamjen e qendrës së qytetit. Është fjala për projektin të cilin ne e prezantuam pak kohë më parë në Libohovë dhe e diskutuam publikisht me qytetarët. Ky është investimi më i madh që Libohova përfiton vitet e fundit dhe që padiskutim nuk do të jetë i vetmi. 
Nuk e kam për zakon të merrem me komente apo reagime cinike të atyre që e patën njëherë shansin për të drejtuar Libohovën dhe sot thonë me snobizëm që investimet në Libohovë janë të pakta apo të shpërndara në mënyrë të barabartë.

Unë besoj se punët flasin më shumë se fjalët dhe qytetarët arrijnë të bëjnë diferencën. Në pak kohë ne arritëm të rikonstruktojmë rrugën në Bulo, po përfundojmë rrugën e Labovës, restaurimin e Kishës dhe presim të nisim rrugën nga Kthesa e Libohovës deri në Suhë. Veç këtyre është edhe investimi i madh në qendrën e Libohovës apo punë të tjera më të vogla. 
Sigurisht që nevoja për investime është ende e madhe, sigurisht që ka ende shumë punë për t’u bërë, por Libohova ka përfituar në këtë një vit e gjysmë që unë jam kryebashkiake, më shumë investime sesa çdo herë tjetër. Pavarëisht dallimeve politike që mund të kemi, të paktën nuk duhet të lejojmë që gjethet të na pengojnë për të parë degët. Në fund dëshiroj të falenderoj ata që kanë punuar për projektin e rivitalizimit të qendrës dhe çdo libohovitë që kontribuoi me kritika apo sugjerime në këtë projekt madhor. 
Nisja e këtij investimi krijon gjithashtu një front të ri pune për shumë zanatçinj dhe punëtorë në Libohovë.

No comments:

Post a Comment