09 January 2017

Vjedhin ne kishe,arrestohen

Dy të rinjë vjedhin disa sende në  kishë, arrestohen në flagrancë nga Policia.
Nga  specialistët e seksionit  Kuadër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
K.P,  16 vjeç , banues në Tepelenë.
Xh.B, 16 vjeç , banues në Tepelenë.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në bashkëpunim me njeri tjetrin në datë 07.01.2017, rreth orës 19:00  kanë  vjedhur disa sende në kishën Ungjillore Tepelenë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura 2(dy) kompjutera (Laptop) dhe 1(një) IPAD.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

No comments:

Post a Comment