23 January 2017

Përmeti shpallet Qendër Historike!

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit të Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike.
Shpallja e qytetit të luleve Qendër Historike është një tjetër premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës, jo vetëm për mbrojtjen e qyteteve dhe zonave të caktuara me vlera tepër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historisë, por dhe për kthimin e këtyre vendeve në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik, duke u dhënë atyre një jetë të re.

No comments:

Post a Comment