08 January 2017

Opozita kerkon nga Bashkia ne Gjirokaster masa per te perballuar emergjencat

 Deklarate e PD Gjirokaster drejtuar Bashkise
“Thirrje Bashkisë Gjirokastër
Për shkak të temperaturave nën zero, apo edhe për shkak të defekteve në linja, qytetarët e Gjirokastrës, Lazaratit dhe qendrave të tjera administratve po vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre dhe në biznese. Madje ka lagje si Dunavati, Manalati, Cfaka, Zinxhira et, ku qysh prej tri ditësh qytetarët nuk e shikojnë ujin me sy.
I bëjmë thirrje Bashkisë Gjirokastër dhe Ndërmarrjes së Ujësiellësit të vendosin bote dhe mjetet e zjarrëfikësve në dispozicion të qytetarëve për furnizimin me ujë dhe të hedhin kripë në rrugët e ngrira të qytetit dhe të fshatrave.”

No comments:

Post a Comment