
Ky operacion është zhvilluar nga shërbimet e Policisë Rrugore të Qarkut Gjirokastër , ditën e sotme prej orës 12:00 deri në orën 14:00, i shpërndarë në disa pika kontrolli të ndryshme.
Këto shërbime janë mbështetur dhe nga Policia e Rendit ku është patur si synim goditja e paligjshmërisë, kryesisht ajo që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit t
ë sigurimit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
No comments:
Post a Comment