08 January 2017

Doktoret Stroka:ja porosite per gripin

KËSHILLA PËR MPOSHTJEN E GRIPIT 
Të dashur miq! 
Sëmundja e grpit dimëror sa ka filluar. Ajo kalon me shpejtësi brenda 1-3 ditëve nga disa persona tek të tjerë, duke shkaktuar normalisht lëngim 1-3 ditor dhe vdekshmëri të lartë. Vaksinimi i fëmijëve 1-3 vjeç dhe i personave mbi 60 vjeç të shëndetshëm, si dhe i të sëmurëve kronikë siguron një farë mbrojtjeje, kur e aplikojnë 3-4 javë para fillimit të epidemisë. Duke qene se vaksina të prodhuara në vende të ndryshme nuk kanë të njëjtën dobi, ka bërë që kjo skemë të braktiset vitet e fundit. Paralizat dhe vdekjet e papritura pas marrjes së saj kanë mbjellë tmerr jo vetëm në masat e gjera pak të informuara, por edhe tek mjeket që parandalimin e kanë detyrë të parë njerëzore.
Me të drejtë në shumë vende të zhvilluara është kërkuar që industria farmaceutike t’u merret nga duart vrasësve dhe të jetë shtetërore, për të parandaluar këto tragjedi të përsëritura.
Deri në mesin e muajit Mars do të prekë pjesën më të madhe të popullatës . Shqetësimet kryesore që kërkojnë trajtim janë:
 Temperatura e lartë
 Vjellja dhe diarreja
 Kolla
 Acarimi i sëmundjeve të mëparëshme të zgjatura(kronike)
Nëse do të jemi të aftë të mbajmë treguesit fiziologjikë brenda normave, sëmundjet duke përfshirë edhe gripin, do të jenë të përballueshme, pa ndërlikime dhe pa vdekshmëri. 
 TEMPERATURA E LARTË
Temperatura e lartë është më e rrezikshme për fëmijët 0-4 vjeç për trurin dhe për tërë organizmin. Kur kalon mbi 37 gradë Celsius duhet filluar marrja e masave kontrolluese. Kur ajo kap shifrën mbi 42 gradë Celsius qeliza trunore vdes. Vepro si më poshtë:
1-Mbaje të sëmurin me temperaturë në krevat në dhomë me ajër të freskët nën 18 gradë Celsius.
2-Ushqeje të atë gjatë ditëve me temperaturë, dhe së paku deri tre ditë më pas, me kos, djathë, gjizë, fruta, perime të freskëta dhe lëngun e tyre.
3-Jepi fëmijës USHK(ujë+sheqer+kripëra)në sasinë 100-200 ml/kg. të peshës trupore për të zëvendësuar humbjet e tyre, duke mbajtur gjuhën të njomë që të reflektojë tek drita.
Formula USHK është kjo:
Ujë 1.5 litër
Sheqer 3 lugë gjelle
Kripë 1 lugë kafeje (në nivel të ujit)
Sodë buke 1 lugë kafeje (në nivel të ujit)
Limon ½ -1 kokërr(të shtrydhur) 
4-Luminal tabletë 15 mg. Jepet 3 mg/kg peshe trupore çdo 12 orë (ose në 8 orë kur ka kaluar dridhje të mëparshme pas lindjes ose gjatë temperaturës së lartë). Kujdes në vjellje dhe diarre të shprehur! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!
5-Paracetamol 120 mg-5ml. Jepet 10 mg/kg të peshës trupore çdo 4-6 orë kur temperatura ka prirje të rritet mbi 37 gradë Celsius.(Kujdes ne reaksion prej tij! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!)
6-Ibuprofen 100 mg-5 ml. Për fëmijët 6 -12 muajsh jepet 50-75 mg. Për fëmijët 1-3 vjeç 75-100 mg. Për fëmijët 4-6 vjeç 100-150 mg. Për nxënësit 150-200 mg. Për të rriturit 200-400 mg. (Kujdes ne reaksion nga Aspirina. Ibuprofeni nuk jepet krahas Paracetamolit dhe në fëmijët 0-6 muajsh. Kujdes në personat me plagë në stomak dhe sëmundje hemorragjike! Mos i jep fëmijës më shumë se një herë në 24 ore. Nëse vendos ta përdorësh jepi pas orës 22:00, për të kontrolluar temperaturën rreth 6 orë të natës! Lexo udhëzuein shoqërues të ilaçit!))
7-Bëj foshnjës banjë në ujë të vakët kur ka temperaturë mbi 39 gradë Celsius, duke ulur temperaturën e ujit gradualisht disa gradë nën atë trupore. Banja vazhdon sa temperature trupore zbret nën 38 gradë Celsius!
8-Vendos fëmijës me temperaturë mbi 38 gradë Celsius borsa me ujë të ftohtë mbi bark, poshtë harqeve brinjore deri në fund të tij, sa temperature zbret nën 38 gradë Celsius!
 DIARREJA DHE TË VJELLAT
1-Përdor USHK si edhe në temperaturën e lartë!
Të rriturit mund të pinë(50-100 ml USHK për cdo kg peshe trupore gjate 24 oreve) 3-5 litra për të mbajtur temperaturën nën kontroll dhe normalitetin ne organizem pas vjelljes dhe diarresë.
Pirja e USHK-së në sasi shmang nevojën për ilaçe dhe e mposht gripin shpejt.
2-Përdor kos, supë orizi, çaj mali me djathë ose gjizë edhe 2-3 ditë pas ndalimit të vjellave dhe diarresë që të mos mbetesh me çrregullime të tretjes gjatë jetës.
 KOLLA
1-Përdor gargara me ujë me kripë (Ujë 500 ml + kripë 1 lugë gjelle. Vloje! Ftohe!) në fyt dhe në hundë 5-6 herë dita sa fillon kolla deri në shërim të saj. Për fëmijët nën 5 vjeç bëhet lavazh vetëm I hundës me një shiringë 2 ml 5-6 herë dita.
2- Ngroh shpinën pranë oxhakut, sobës ose reflektorit etj, pakë minuta duke bere fërkimin me vaj ulliri.(Ndalohet fërkimi me alkool!)
 SHENIM:
1- Kerko ndihme mjekesore nese gjendja rendohet!
2- Mos perdor Antibiotike pa keshillen e mjekut!
3- Semundja e gripit zgjat zakonisht 1-3 dite kur veprohet si me larte. Nese ajo vjen duke u renduar kerko ndihme mjekesore!
4- Gripi mund te maskoje semundje te tjera dhe neglizhenca mund te rrezikoje jeten!
5- Kur semundja rikthehet pas pak diteve nevoitet kontroll mjekesor pasi mmund te jene shfaqur nderlikime te tij!
6- Nderlikimet shfaqen tek ata qe nuk respektojne keshillat e mesiperme! Vdekja po ashtu merr kontigjentin e personave qe nuk respektojne keshillat tona! 
Përgatiti Dr. Afërdita dhe Laver Stroka

No comments:

Post a Comment