25 December 2016

Urimi kryebashkiakes Luiza Mandi per Krishtlindjen

Miq të krishterë, 
Ju shpreh urimet më të mira për festën e Krishtlindjes. Është një ditë e shënuar për ju dhe besoj për të gjithë njerëzit pavarësisht besimit. Lindja e Krishtit, ardhja e shpëtimtarit, rrezaton mirësi, tolerancë dhe dashuri. Sot më shumë se kurrë njerëzimi ka nevojë për të gjitha këto. Nisur nga kjo ditë e bekuar dhe simbolika e fortë që mbart, i dëshiroj më të mirën çdokujt. Zoti ju bekoftë, ju dhe familjet tuaja. Gëzuar Krishtlindjet!

No comments:

Post a Comment