17 December 2016

Programi “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”

Programi “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” (“APN”) është një program shumë i nevojshëm për të aftësuar mjeshtra por edhe praktikantë (çirakë) të rinj në ndërhyrjet e mirëmbajtjes në ndërtesa të trashëgimisë kulturore. Tregu i sotëm nuk ka njerëz të kualifikuar specifikisht në këtë fushë sa delikate po aq edhe të nevojshme. Mjeshtërit e të ashtuquajturave “Atelie” (institucionet qe merreshin me punimet e mirëmbajtjes dhe ato restauruese para viteve ’90), ende të aftë për punë janë shumë të paktë dhe aftësitë e tyre nuk njihen e vlerësohen në treg. Nga ana tjetër mjeshtritë e vjetra po humbasin pasi nuk ka asnjë program ku të rinjtë të mund të mësojnë nga mjeshtrat me përvojë, gjithashtu kompanitë që sot operojnë në fushën e restaurimit jo gjithmonë kanë të punësuar njerëz të kualifikuar në këtë fushë.

No comments:

Post a Comment