25 December 2016

Mbillen peme ne Libohove

Për fat të keq Shqipëria ka një raport shumë të zhdrejtë të shfrytëzimit të pyjeve dhe pyllëzimit, prandaj është detyra jonë e përbashkët të ruajmë natyrën dhe të mbjellim pemë vazhdimisht. Sot në kuadër të muajit të pyllëzimit kryebashkiakja Luiza Mandi, nëpunës të Bashkisë, mësues dhe nxënës shkollash mbollën fidanë të rinj në rrugët e Libohovës. Kjo fushatë do të vijojë, prandaj gjejmë rastin t'i bëjmë thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, që çdokush të japë kontributin personal duke mbjellë nga një pemë dhe të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.




No comments:

Post a Comment