22 December 2016

Opozita reagon me shqetesim per projektin e By Pass ne Gjirokaster

"Po shkatërohet qyteti i UNESCO-s ! SOS Gjirokastra". Mesazhi eshte percjelle nga Kryetari i PD te Gjirokastres Roland Bejko. "Ky është projekti i betonizimit të by pass-it të qytetit në formën e një gjarpri mu në faqen ballore të qytetit poshtë kalasë Qytetarët dhe opozita janë kundër projektit shprehet Bejko.
Ne reagim sugjerohet edhe ideja e nje rruge te re qe do te zgjidhte qarkullimin rreth Qendres  Historike. 
"Ne propozojmë të tjera alternativa për të ndërtuar unazën, nga ura e Nanzës buzë përroit, poshtë kalasë te ura e Zerzebilit. Rrugë e bukur, e fshehur dhe nuk ndërhyn në ansamblin muzeal të shtëpive". Mesazhi deshmon edhe reagimin e banoreve. 
"Banorët e Gjirokastrës i kanë drejtuar peticion Qeverisë, Bankës Botrore si financuesja kryesore, UNESCO" deklaron Bejko.
Sipas tyre projekti ka këto probleme: 
1. Prish fasadën e qytetit muzeal.
2. Rrezikon shembjen e shtëpive dhe vet kalasë.
3. Nuk është funksional.
4. Teren me probleme sizmike.
5. Tjetër projekt është miratuar, dhe tjetër projekt po zbatohet.
6. Ka nisur proçedura e tenderimit.

No comments:

Post a Comment