27 December 2016

Opozita ne Libohove reagon per dekorin e fundvitit

Pjese nga reagim i i PD Libohove : 
"Sivjet serish u tenderuan gati 3 milone leke per dekor, bashke me te vjetshmet behen 6 milione, me keto ritme do behen 12 a 15 per kater vjet.
A ia vlen ky shperdorim parash pa kriter ne keto kohe kur hallet shtohen????
Pema e famshme ne fakt u dhurua nga Credins Bank qe ne 2015, u trumbetua si investim e risi, iu be reklame dhe u tha qe dekori i vjetshem do perdorej edhe per vitet e tjera, por sivjet cdo gje u be e re, pervec pemes simbolike, qe dhe per te ka mjaft gjetje e forma per te qene sic duhet.
U mungon vizioni ketyre njerezve per dicka te bukur apo thjesht bejne dicka se duhet bere?
A mban kush pergjegjesi per demet, parate e harxhuara vetem per nje periudhe te shkurter?
A po respektohen kriteret e tenderimeve apo thjesht respektohen klientet e qeverise dhe miqesise ?"

No comments:

Post a Comment