25 December 2016

Ndezja e dritave ne Libohove dhe nje reflektim i bashkise per shtresat ne nevoje

Atmosfera festive në këtë fundviti s’kishte si t’i mungonte Libohovës. Bashkë me nxënes të shkollave dhe qytetarët që kishin dalë në shesh, ndezëm sonte dritat e Pemës së Krishtlindjes, duke i dhënë një tjetër pamje qendrës së Libohovës. Uroj që atmosfera festive të ndjehet në çdo familje dhe shpresoj shumë që ditët e këtij muaji të jenë të mbushuara veç me gëzim për të gjithë ju. Festat e fundvitit na kujtojnë gjithashtu se nuk duhet të rrimë duarkryq dhe kurrsesi s’mund të harrojmë të pamundurit dhe njerëzit në nevojë. Prandaj kushdo që ka mundësi të tregojë solidaritet, të çojë sadopak festë tek familjet që s’i kanë kushtet, duke dhuruar diçka nga vetja. Falenderoj fëmijët, mësuesit dhe edukatorët, si dhe qytetarët që kishin dalë në shesh. Uroj festa të gëzuara për të gjithë!

No comments:

Post a Comment