28 December 2016

Keshilli Bashkiak miraton Planin Vendor

Këshilli Bashkiak miratoi Planin e Përgjithshëm Vendor dhe të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në Bashkinë Gjirokastër. Plani i Përgjithshëm Vendor, përbën dokumentin më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm të bashkisë për 15 vitet e ardhshme dhe i jep fund kaosit të ndërtimeve, që e ka karakterizuar gjatë 26 viteve të fundit. 
Me hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Gjirokastër arriti një tjetër sukses të konsiderueshëm, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe shoqërinë GAIA SA MELETON.

No comments:

Post a Comment