22 December 2016

Ja vendimet e miratuara nga Keshilli Bashkiak i Gjirokastres


Këshilli i Bashkisë Gjirokastër gjatë mbledhjes së radhës, miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës:
1. P/Vendim: Për “Dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01.- 30.11.2016”
2. P/Vendim: Për “Dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01.- 31.12.2016”
3. P/Vendim: Për “Dhënien e miratimit të qëndrimit të fëmijës Korina Sokol Sadedini në një qendër rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara”
4. P/ Vendim: Mbi ”Dhënien me qera të tokave bujqësore të pandara, në pronësi të Shtetit, në të gjithë territorin administrative të Bashkisë Gjirokastër”
5. P/Vendim: Për “Miratimin e Paketës Fiskale”
Paketa Fiskale e vitit 2017 sjell lehtësi të konsiderueshme për disa kategori, të cilëve u përgjysmohen taksat dhe tarifat. Më konkretisht:
Taksat dhe tarifat per abonentet familjare te cilet jane invalid te kategorise se II, te verber, paaftesi dhe paraplegjikë do te kete ulje ne masen 50 %, konkretisht:
1) Taksa e nderteses – per keto kategori te nderteses do te ulet ne masen 50%, nga 100 leke/muaj do te shkoje ne 50 leke/muaj.
2) Tarifa e pastrimit - nga 150 leke/muaj do te shkoje ne 75 leke/muaj.
3) Tarifa e ndricimit - nga 150 leke/muaj do te shkoje ne 75 leke/muaj.
4) Tarifa e gjelberimit – per individet invalid do te shkoje ne vleren 25 leke/muaj.
5) Tarifa e infrastruktures per arsim, sport, kulture –do te shkoje ne vleren 50 leke/muaj

No comments:

Post a Comment