11 December 2016

Ja urimi Presidentit amerikan ne detyre per krishtlindjet,mesazhet jane universale

“Ndërsa ritregojmë historinë e udhëtarëve të kapitur, një ylli, barinjve, dhe mbretërve Magi, shpresoj që të mendohemi edhe vetë për mesazhin që ky fëmijë solli në tokë 2000 vjet më parë. Një mesazh që na thotë se duhet të jemi mbrojtësi i vëllait tonë, mbrojtësi i motrës sonë. Se duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin, të falim njëri-tjetrin, të lejojmë dritën e veprimeve tona të mira të mbulojë çdo gjë. Të kujdesemi për të sëmurët, për të uriturit, për ata që janë më keq se ne. Dhe sigurisht, për të dashur njëri-tjetrin, edhe armiqtë tanë, dhe për t’u sjellë me të tjerët ashtu si ne duam që ata të sillen me ne. Ky është një mesazh që udhëheq jo vetëm besimin e krishterë të familjes sime, por edhe atë të amerikanëve hebrenj, amerikanëve myslimanë; laikëve dhe amerikanëve të prejardhjeve të ndryshme. Është një mesazh bashkimi dhe mirësie, dhe një mesazh shprese që asnjëherë nuk vjetërohet.” 

No comments:

Post a Comment