
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi S.T me mjetin tip "Benz", me targa AA 770 LS. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :S.T, 57 vjeç , banues në Fier.
No comments:
Post a Comment