23 December 2016

Ja ckerkoi opozita ne Keshillin Bashkiak te Gjirokastres

Duke marrë shkas nga Paketa Fiskale 2017 paraprake qe na eshte paraqitur,  ne grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike i kerkojme Këshillit të Bashkisë  Gjirokastër disa ndryshime pasi nuk janë në përputhje me ligjin 139/2015 për Vetqeverisjen Vendore, si dhe Ligjin 9632 dt 30.10.2006 “për sistemin e taksave vendore”(i ndryshuar) .
Taksa mbi ndertesat e banimit nuk është në përputhje me ligjin pasi në ligj eshte e percaktuar qarte qe taksa per ndertesat e banimit per Njesinë Administrative Gjirokaster te jete 10 Lek/m2 per ndertesat e ndertuara para dhe gjate vitit 1993 dhe 12 lek/m2 per ndertesat e ndertuara pas vitit 1993.
Ndersa Bashkia e vendos 1200 ne vit per te gjitha ndertesat,  po keshtu edhe ne Njesitë Administrative: Cepo, Picar, Odrie, Lunxheri, Antigone dhe Lazarat sa ½ e saj.
 Ne propozojme qe kjo Takse te llogaritet per m2 sic e parashikon ligji dhe 8 lek/m2  për ndertesat para vitit 1993 dhe 10 lek /m2 per ndertesat pas vitit 1993. Në Njesitë  Administrative fshtat  taksa te jete 4 dhe 5 lek/m2.
Ne mendojme se ne kete menyre llogaritjeje dhe te ardhurat ne bashki do te rriten pasi do te rritet siperfaqja e tatueshme.
Tarifa per leshimin e dokumenteve nga Arkiva qe eshte 200 lek/fleta të behet 0 lek/fletë dhe leshimi i vertetimit nga Arkivi qe eshte vendosur 1000 lek te behet 0 lek pasi jane kundrshtim te plotë me ligjin 139/2015 per Vetqeverisjen Vendore ku ne nenin 15 pika 3 thuhet “c’do njësi e vetqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës dhe të miratojë programin e transparncës” duke siguruar akses nga të gjithë, veçanërisht nga shtresat më të varfra të komunitetit, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për të drejtën e informimit. Pra, këshilli, duke vendosur kete tarife jua mohon të drejtën e informimit  qytetareve
Tarifa Sherbim Veterinar per therje ne thertore te hiqen pikat;
Për bagëti të vogla është  50 lekë/krerë
Për gjedh 200 lekë/krerë.
Për derrat 100 lekë/krerë.
Kjo tarifë të  bëhet 10.000 lekë në vit, pasi do te rendoje mbi blektoret qe jane pjesa më me pa mbeshtetje e shoqerise.
4)Të hiqen tarifat për shërbimet që Bashkia nuk ja ofron komunitetit në njësitë administrative(ish komunat) sic janë tarifat e pastrimit, ndricimit rrugor, pastrimit të varezave, ujrave të zeza etj.
  1. Të mos rritet tarifa e ndikimit në infrastrukturë, por të ngelet në masën 4% për arsye se sektori i ndërtimit është i paralizuar.
  2. Të hiqet tarifa për infrastrukturën sportive dhe shkollore nga familjet që nuk kanë fëmijë në shkollë si dhe nga mosha e tretë.

Nëse paketa fiskale do na ishte vendosur jo  tre ditët e fundit, por të paktën edhe 10 ditë më parë, grupi i këshilltarëve të PD, do kishte kohë ta konsultonte paketën me qytetarët dhe me grupet e interesit duke qenë se Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë mundimin ta bëjë këtë kosultim publik sic e detyron ligji “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” Nr 86 52, dt. 31.07.2000, i ndryshuar, neni 32 pika f dhe neni 35 pika 1.
Duke qenë se nga ana e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër është shkelur ligji i sipër cituar duke marrë në shqyrtim paketën fiskale të paraqitur jashtë afatit nga Bashkia dhe duke qenë se thirrjen e këshilltarëve të opozitës për ta shtyrë miratimin e paketës fiskale deri sa Bashkia Gjirokastër të këshillohej me grupet e interesit, grupi i këshilltarëve demokratë do të ndjekë rrugën ligjore .
Grupi i Këshilltareve të  Partise Demokratike

No comments:

Post a Comment