11 December 2016

Intelektualet kembengulin:aeroporti i duhet Gjirokastres

JA PSE GJIROKASTRES DUHET TI KTHEJME AEROPORTIN  
1. Gjirokastra kerkon te riveje ne funksion nje Aeroport egzistues historik 85 vjecar , i cili i ka sherbyer rajonit ne dite te mira dhe te keqia .
2. Gjirokastra eshte Qender e rendesishme administrative ; qender prefekture , qarku ku kane zyrat gjithe drejtorite rajonale per Jugun e Shqiperise.
3. Gjirokastra qytet ne UNESKO , pasuri e trashegimise kulturore boterore , perben nje vlere te vecante.
4. Gjirokastra eshte nje nga Qendrat me t e rendesishme te Turizmit Kulturor gjithvjetor , me nje ritje progresive te vizitoreve nga viti ne vit. Vetem vitin qe shkoi sipas statistikave te peraferta kane qene rreth pesedhjet mije vizitore qe vizituan qytetin e gurte. 
5. Qender e rendesishme Tregetare ku operojne disa prej kompanive ne te medha te Shqiperise .
6. Qendra me e rendesishme e Industrise se amballazhimit te ujit , me rreth gjashte fabrika ,si dhe industria e perpunimit te qumeshtit ,drurit , gurit , agroindustria , plastika , ndertimi etj.
7. Qendra me e madhe Bankare ne Jug te vendit , me rreth dymbedhjet filiale bankash vendase dhe te huaja.
8. Ne Rajonin e Gjirokastres jane tre pika doganore; Kakavia,Tre Urat dhe Sopiku te cilat perballojne fluksin me te madh te levizjeve me shtetin fqinj Greqine. Sipas statistikave vetem Kakavia ne dite normale ka rreth nje mije persona qe levizin me autobuza ose mjete te tjera ndersa ne fundjava dhe periudhe festash levizja ditore eshte rreth pesemije persona.
9. Pozicion gjeografik i Rajonit te Gjirokaster eshte i favorshem si vend kalim dhe kryqezim rrugesh lokale , kombetare dhe nderkombetare , ku spikat afersia me Greqine si dhe afersia me portin nderkombetar rajonal te Igoumenices , ky i fundit lehtesisht i arritshem fale edhe nje rjeti komunikim rrugor te nivelit bashkekohor. 
10. Gjirokastra eshte ne qender te trekendeshit me pasurite me te medha kulturore dhe mjedisore si dhe e fluksit turistik : BUTRINT-GJIROKASTER-BERAT.
11. Lugina e Drinos shume e pasur me site arkeologjike , ku spikasin dy parqe arkeologjik, Antigoneja dhe Hadrianopolis, si dhe shume site te tjera me emer .
12. Gjirokastra ka qene dhe eshte Qendra Universitare dhe shkollore me e rendesishme ne Jugun e Shqiperise.
13. Gjirokastra eshte qendra Mediatike me e madhe ne Shqiperi pas Tiranes.
14. Shkrimtari I.Kadare me emrin dhe vepre e tij e ka bere shume te njohur Gjirokastren , gje qe nxit fluksin e turisteve per te vizituar Gjirokastren.
15. Rajoni i Gjirokastres shume i pasur edhe me Monumente te te natyres si Parqet Natyrore te Hotoves , Benjes (Permet) , Ujit te Ftohte ( Tepelene) , Viroit, Cajupi dhe Sotira (Gjirokaster). 
16. Distanca nga Tirana e ben te domozdoshem funksionin e aeroportit edhe si nje qendre per emergjencat civile dhe shendetesore sipas standarteve nderkombetare .
17. Aeroporti i Gjirokastres sipas specialisteve ndodhet ne nje pozicion shume te favorshem per pritur dhe percjelle te apasionuarit e fluturimeve me avion sportiv dhe turistik ,duke e bere ate shume atraktiv per aereoklubet vendase dhe te huaja . 
18. Ne baze te eksperiencave nderkombetare , por dhe sygjerimeve konkrete te specialisteve vendas dhe te huaj te aviacionit te shprehura ne shume studime per Aeroportin e Gjirokastres rezulton fakti se ky aeroport i ka te gjitha elementet teknik per te qene nje aeroport rajonal nderkombetar.
19. Aeroporti nuk eshte LUKS , aeroporti eshte infrastrukture europiane e domozdoshme per te dale nga ritmet dhe zhvillimet ku Gjirokastra dhe rajoni jane fatkeqesisht sot !
20. Aeroporti nuk i duhet rajonit vetem per Turizem por dhe per Emergjencat Civile ..aeroporti na duhet per dite te mira dhe te keqia !

No comments:

Post a Comment