22 November 2016

Specialisti Ismailati:ndergjegjesim per mjedisin

A E DINI SE SA KOHË NEVOJITET PËR SHPËRBËRJEN E DISA LLOJE MBETURINASH QË NDOTIN MJEDISIN KU NE JETOJMË E PUNOJMË?
Ja disa të dhëna konkrete:
1.Shamitë prej letre ose ( fazzolettini) shpërbëhen pas 3 muajve;
2.Gazetat pas 6 muajve;
3.Kanaçet e pijeve prej alumini pas 10-100 vjetësh;
4.Shishet prej plastike pas 100-1000 vjetësh;
5.Qeset e plastmasit pas 100-1000 vjetësh;
6.Xhami pas 4000 vjetësh;
7.Polisteroli pas 1000 vjetësh;
8.Cigaret me filter pas 2 vjetësh.
Përveç ndotjes që këto mbeturina shkaktojnë në mjedisin e përbashkët ku ne jetojmë e punojmë,nga ana tjetër ato janë edhe një burim i rrezikshëm i përhapjes të shumë sëmundjeve dhe epidemive për shëndetin e njeriut dhe të gjitha gjallesave të tjera shtazore e bimore.
Mënyra e vetme e mbrojtes dhe e mbajtjes gjithnjë pastër të mjedisit nga mbeturinat mbetet zvogëlimi i prodhimit të sasisë së tyre, ndarja e tyre sipas kategorive që në burimin e prodhimit dhe ripërdorimi apo riciklimi. Shumë e rëndësishme mbetet hedhja dhe largimi i disiplinuar i tyre.

No comments:

Post a Comment