30 November 2016

shtypi kombetar flet per aeroportin ,Gjirokastra nuk eshte ne listen e kantidateve

Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën e kandidatëve për ndërtimin e aeroportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.

Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të sapomiratuar nga këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile. 

Vendndodhja e aeroportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

sipas Shqiptarja.com

No comments:

Post a Comment