16 November 2016

Libohove,shtrime rrugesh te brendshme



Bashkia e Libohoves tha se po vijon punën për të përmirësuar më tej infrastrukturën rrugore të Libohovës. Së fundi Bashkia tha se ka kryer rikonstruksione në disa segmente të brendshme në lagjen “Linua” e “Çuprel”, por edhe në fshatin Drino e Nepravishtë. Rrugë që ishin dëmtuar ndër vite, apo që nuk ishin shtruar kurrë me shtresë asfalti ose betoni, sot kanë një pamje tjetër, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve. Bashkia Libohovë mbetet e përkushtuar për realizimin e të tjera investimeve në infrastrukturë në çdo lagje dhe fshat. 




No comments:

Post a Comment