
“Në ndeshjen e shkuar ndaj Korabit isha kritik ndaj skuadrës, ndërsa këtë radhë jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi.
“Gjykimi? Nuk është kompetenca ime të flas, ka njerëz në Federatë për këtë punë. Nuk kam folur më parë dhe nuk do të flas as tani.
“Sot kishim edhe mungesa, si Aleksi e Rroca, ndaj ndryshuam sistem, luajtëm me 3 mesfushorë me tipare mbrojtëse dhe u kujdesëm shumë për lojën sulmuese të Skënderbeut nga krahët.
“Partizani apo Skënderbeu? Të dyja skuadra shumë të mira, Skënderbeu luan pak më shpejt, por Partizani krijoi më shumë raste për shënim ndaj nesh.
“Barazojmë shumë ndeshje? Duhet parë edhe rivali, por ndeshjen e ardhshme kundër Laçit do të kërkojmë më shumë”.
No comments:
Post a Comment