20 November 2016

Goditen trafikantët e refugjatëve në kufirin shqiptaro- grek, Udhëhiqnin grupet e refugjatëve kundrejt pagesës


Policia e Gjirokastrë s tha sot se arrestoi në flagrancë dy shtetas që  akuzohen për veprën  penale   trafikimit të  refugjatëve sirianë . Dy të  rinj nga Patosi i Fierit janë  vënë   pranga pasi janë  bllokuar me dyshimet se po udhëhiqnin një  grup prej rreth 30 refugjatësh   kishin hyrë  nga kufiri grek në  territorin shqiptar. Sipas hetimeve paraprake të  policisë  shtetasit e arrestuar e luanin kë të  rol kundrejt shpërblimit prej një  mijë  dollarë për sejcilin nga shtetasit sirianë   kalonin nga kufiri shqiptaro - grek drejt kufirit me Malin e Zi. Policia kufitare shqiptare ka bllokuar ditët e fundit dhjetëra refugjatë afganë dhe iranianë në brendësi të kufirit shqiptar. Refugjatët  e bllokuar në afërsi të Pikës kufitare të Kakavijës janë rikhyer drejt Greqisë pasi kanë pranuar vullnetarisht urdhrat e largimit nga autoritet policore shqiptare. Refugjatët kanë udhëtuar nga strehimoret greke duke synuar qëndrimin e përkohshëm në Shqipëri dhe më pas udhëtimin drejt vendeve europiane përmes kufirit të Malit të Zi. Disa incidente ndaj refugjatëve në Ishullin grek Kios  ditët e fundit  dhe mbipopullimi në strehimoret e ishullit tjetër Samos ku zbarkojnë qindra refugjatë nxit trafikimin e tyre drejt vendeve kufitare, përfshirë dhe Shqipë rinë. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNCHR) shprehu shqetësimin mbi incidentet e fundit ndaj refugjatëve në strehimoren në ishullin Kios ku mjediset dhe refugjatët u sulmuan me gurë dhe bomba koktej molotovi dhe për pasojë rreth 100 refugjatë u detyruan të largoheshin. Refugjatët, sipas zyrës së UNCHR-së në Greqi i thanë ekipit të organizatës se ata janë të frikësuar të kthehen në strehimore.

No comments:

Post a Comment