06 October 2016

Projekti   “Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve”  mbështeet financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIVE implementuar nga REC Shqipëri. Trajnimi u mbajt në qytetin e Përmetit në datë 05 shtator 2016. Ishte një trajnim 1 ditor i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë u shpjeguan teorikisht tematikat e diskutimit ku pjesmarrësit u njohën me mënyrat e marrjes së informacionit sipas Ligjit mbi të Drejtën e Informimit , ndërsa në pjesën e dytë, pjesmarrësit u njohën me teknikat e monitorimit për çështjet mjedisore, aparatet teknike që përdoren për realizimin e një veprimtarie të tillë dhe shembuj praktikë të përdorimit të tyre në terren. 


No comments:

Post a Comment