10 October 2016

Profesori i njohur Kosta Makariadhi ,ja persiatjet nga Suedia

Pershendetje gjithe miqve te mij, nga Suedia ne te cilen kam ardhur para dy ditesh. Nje ambient tjeter krejtesisht i ndryshem nga ai Ballkanas, si nga pikepamja gjeografiko-fizike po ashtu dhe nga botekuptimi per menyren e jeteses, tjeter stil ndertimi, pasterti shembellore, atmosfera e paster, pa pluhur dhe lageshti te ndjeshme, shtepite private dhe godinat e banimit ne pergjithesi tre kateshe por dhe godina te larta te pakta, te ndara me ambiente jeshile dhe bime te gjelberta, shume ambiente per te lojtur femijte ku nuk futen qente si ne Greqi, kazanet e plehrave te futura brenda kioskave te vecanta dhe qe riciklohen dhe perdoren per ngrohjen e shtepive ne te cilat temperatura qendron konstante rreth 20-24 C, mund te qendrosh me kemishe dhe pantallona te shkurtera. Ne jemi ne Kristinehamn nje qytet me rreth 35000 banore, 3 ore larg Stokholmit, nga shtepia nuk degjon asnje lloj zhurme, secili shikon punen e tij, pas ores 18-00 rrugeve nuk shikon njerez, vetem ata qe vrapojne ose me biciklete. Ka shume zogje qe fluturojne ne bashkesi dhe ulen ne ambiente jeshile per te kerkuar dhe gjetur ushqim. Qielli keto dite eshte i mvejtur por dhe me intervale dielli dhe rre shume te pakta si ne keto caste qe po shkruaj keto rreshta dhe shikoj nga dritarja nje bukuri te rralle, me nje temperature ne mengjes 6 C tani 8 C. Sot ne mengjes pak para ores 8-oo cuam niperit ne shkolle, parashkollore dhe ne fillore, ambientet shkollore te sistemuara bukur ne godina njekateshe dhe me shume ambiente per te lojtur. Loja ne sistemin arsimor eshte nje komponent baze per zhvillimin fizik dhe shendetin e femijve, krahas kujdesit diatrofik qe jipet falas gjate dites mesimore. Me vete nga shtepia marrin vetem nga nje frut pa cante me libra dhe gjera te tjera qe rendojne sic ndodh p.sh. ne Greqi. Po ashtu shkolla nuk jep asnje detyre shtepie, me perjashtim te rasteve qe e kerkon prindi dhe keto te kufizuara. Me kaq e perfundoj kete postim, pa dashur te krijoj ndonje opinion, thjesht per njohje miqesore! Ju uroj nje jave te kenaqeshme, me shendet dhe pa strese, me optimizem se edhe ne do ti arijme keto nivele sa me shpejt! Pershendetje!

No comments:

Post a Comment