14 October 2016

Presidenti Obama : Ja çfarë më pëlqen tek Bob Dylan

“Ja çfarë më pëlqen tek Bob Dylan: Ai është tamam ashtu si e mendon që duhet të jetë… Erdhi dhe interpretoi këngën ‘The Times They Are A-Changin'. Një version shumë të bukur. Ai burrë është aq shumë i përfshirë në këto gjëra sa mund të krijojë një orkestrim të ri dhe kënga tingëllon tërësisht ndryshe. Mbaroi këngën, zbriti nga skena – unë isha i ulur në rradhën e parë – vjen drejt meje, më jep dorën, ul pak kokën, më buzëqesh lehtas, dhe më pas largohet. Kaq ishte – më pas u largua. Ai ishte i vetmi moment që e takuam. Dhe unë mendova: Kështu dua që të jetë Bob Dylan, apo jo? Nuk e mendoj dot atë duke folur kot dhe qeshur. Ti do që ai të jetë pak skeptik për gjithçka rreth e rrotull. Prandaj dhe ai moment ishte një dhuratë e veçantë.” – Presidenti Barack Obama flet për Bob Dylan, pasi ai mori çmimin Nobel për Letërsinë.

No comments:

Post a Comment