09 October 2016

Memaliaj,Operacion antidroge


Sekuestrohet rreth 50  kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative së  dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëviste në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar  Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit të cilët  kanë  konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.
Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin  në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva ku brenda tyre kishte rreth 50 kg  lëndë të dyshuar  narkotike.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të mundur  identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna  për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh ", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment