22 October 2016

Marijuane e bllokuar ne Memaliaj

370 kg kanabis janë sekuestruar nga ana e bluve në fshatin Kamçisht të Memaliajt, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si poseduesit e kësaj sasie lënde narkotike.Operacioni i policisë është organizuar në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e K.M dhe F.M përpunohet lëndë narkotike. Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në dy bodrumet e saj dhe në një kasolle afër shtëpisë u gjet lëndë narkotike në proces tharje, me peshë totale 370 kg.

No comments:

Post a Comment