22 October 2016

Ja zonat ku u zbulua hashashi ne Gjirokaster

Më datë 21.10.2016, në fshatin Rexhin, Tepelenë, në dy parcela te “Përroi i Kocanjës”, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 400 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe në dy kasolle në këto parcela, u gjetën në proces tharje 310 kg. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 283 e 284 të Kodit Penal.
Më datë 21.10.2016, në përroin midis fshatrave Bejkollarë e Odriçan, Përmet, në një kapanon të improvizuar me llamarinë e plasmas, u gjetën në proces tharje, 400 kg. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283 i Kodit Penal. 
Më datë 21.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 34, banues në fshatin Borsh, Sarandë, pasi në fshatin Gusmar, Tepelenë, në një objekt te ish Miniera e Fosforit, u gjetën në proces tharje 213  kg. e 25 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal. 
Më datë 21.10.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 35, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar  dhe  rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.
Më datë 21.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit E.H e R.H vjeç 23 e 122 banues në Zhapokikë, Memaliaj, pasi në Zhapokikë në 6 thasë u gjeten 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri gjysmë automatike model 54 e 1 automatik model 65. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 278/2 e 283/2 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment