29 October 2016

Ja operacionet e fundit kunder narkotikeve



Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër,Seksioni për narkotikët tha se më datë 28.10.2016 Operacione masive anticanabis të organizuara dhe zhvilluara nga  Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj.Operacione për evidentimin dhe goditjen e vendmagazimit të bimëve narkotike në proces tharje. Operacionet kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit. Në operacione rreth 80 forca policore. Operacionet janë zhvilluar  në territorin e Tepelenës  e Memaliajt. Evidentohen katër kapanone që shërbenin për tharjen e bimeve narkotike. Asgjësohen me anë të djegies  7.500 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva në proces tharje. Sekuestrohen edhe 35 kg lëndë  e dyshuar Cannabis Sattiva.
Operacioni i parë  në vendin e quajtur "Gjymshirah Meleq", Njësia administrative Qëndër, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë të dyshuara narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva . Operacioni i dytë në territorin e fshatit Shals, Bashkia Memaliaj  ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje. Operacioni i tretë në teritorin e fshatit Arrëz e Madhe, Bashkia Memaliaj ku u evidentuan dy  kapanone me 1700 bimë të  dyshuar narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg lëndë  e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies.Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve .

No comments:

Post a Comment