08 October 2016

Investim ne Sheper




Bashkia e Libohoves tha se në fshatin Sheper të Zagories po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar një investim shumë të rëndësishëm për gjithë zonën. Një fabrikë për botilimin e ujit po ndërtohet prej investitorëve George Andrews dhe Sotir Çoni. Parashikimet janë që ky biznes të nisë nga puna në pranverë të vitit të ardhshëm. Bashkia Libohovë ka mbështetur vazhdimisht investitorët dhe ka krijuar çdo lehtësi që plani i tyre i biznesit të zbatohet. Investime të tilla janë të mirëpritura sepse shtojnë vendet e punës dhe i japin perspektivë gjithë zonës.

No comments:

Post a Comment