Unë quhem Gent Shehu. Jam nga Maqedonia, por aktualisht studioj për Arkitekturë në Universitetin Polis në Tiranë.
“Kam interes për dizajnin urban, për të cilin mendoj se është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, sepse ka të bëjë me njerëzit dhe mirëqenien e tyre. Në ditët e sotme bëhen shumë gabime në sektorin e ndërtimit, vetëm sepse ne harrojmë aspektin e qëndrueshmërisë. Duke u rikthyer në këto teknika më të vjetra, ne mësojmë për logjikën pas faktit se përse janë përdorur disa materiale të caktuara ndërtimi, dhe kështu mësojmë se sa e rëndësishme është të lidhemi me të shkuarën për të ndërtuar vet një të ardhme të qëndrueshme.”
No comments:
Post a Comment