07 September 2016

Sekuestrohet kanabis ne kufi,1kg u rrezikon vite burg te arrestuarve pasi cilesohet trafik nderkombetar droge

Policia e Gjirokastres tha se më datë 06.09.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në P. K.K. Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobuzin e linjës Vlorë -Athinë ,
kanë evidentuar disa pako të mbështjella me qese plastike ,të cilat ishin në serdiljen e fundit ,ngjitur me xhamin e pasëm të autobuzit. Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobuzit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën 4 pako të mbështjella me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 1 kg Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
D. B 46 vjeç ,banues në Vlorë,si posedues i lëndës narkotike.Ky shtetas ishte pasagjer në autobuzin Vlorë-Athinë. Materialet proçeduriale do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment