20 September 2016

Rikthehet FEST ARGJIRO

Bashkia Gjirokastër organizon në datat 30 shtator, 1 e 2 tetor "Fest- Argjiro 2016". Tingujve të folklorit europian i bashkangjiten vlerat e patjetërsueshme të trashëgimisë e artizanatit dhe "Festa e Miqësisë", që bashkon miqtë në Pasurinë Botërore të UNESKO-s.Nje nga specialistet e njohur Sejmen Gjokoli u shpreh se eshtë një Projekt i rëndësishëm kulturor që i shkon shumë qytetit të Gjirokastrës jo vetëm si mundësi për shkëmbimin e vlerave të Trashëgimisë Shpirtërore mes popujve por edhe si një guidë e hatashme në njohjen e resurseve turistike dhe muzeale që ky qytet i UNESCO-s i ka me tepri.
Më duhet ta uroj sinqerisht Bashkinë e Gjirokastrës dhe zonjën e nderuar Kryetare, stafin organizator dhe njerëzit e kulturës të qytetit organizator të edicionit të radhës, thote Gjokoli ne rrjetin social Facebook.


No comments:

Post a Comment