Interpol
Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar me 25 vjet burg për
"Vrasje me paramendim". Nga
Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i
shtetasit shqiptar:
Ndok
GJEKA, 48 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata
e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 11.03.2005 ka lënë
në fuqi Vendimin nr.1, datë 10.01.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë të
Krimeve
të
Rënda Tiranë, duke e dënuar shtetasin Ndok GJEKA me 25 vjet në burg për
kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Plagosje e
rëndë medashje”
në bashkëpunim, dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe
municionit”, parashikuar nga nenet 78, 25, 88, 278/2 të Kodit Penal të
Republikës së Shqipërisë. Si
rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i
mundur arrestimi provizor i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit
tonë.
No comments:
Post a Comment