LIGJ
Nr. 146/2014
Për
Njoftimin dhe Konsultimin Publik
LIGJ
Nr. 146/2014
Për
Njoftimin dhe Konsultimin Publik
Neni 6 Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik 1. Organet publike janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë: a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve; b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në kuptim të këtij ligji; c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për |
përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar.
2. Organi publik, pas publikimit të njoftimit në regjistrin elektronik, mund të organizojë konsultime të drejtpërdrejta dhe takime publike me palët e interesuara. Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar. Për konsultime veçanërisht të rëndësishme, si dhe kurdo që është e mundur, me vendim të organit publik, takimet publike transmetohen në median audiovizive publike për të mundësuar ndjekjen e tyre nga publiku i gjerë. 3. Pavarësisht nga përcaktimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, organet publike nuk përjashtohen nga detyrimi për publikimin dhe konsultimin e projektakteve, sipas ligjeve të veçanta për funksionimin e tyre. Neni 7 Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike 1. Çdo projektakt publikohet në regjistrin elektronik për njoftimin dhe konsultimin publik. Ky regjistër është një faqe zyrtare interneti, e cila shërben si një pikë qendrore konsultimi, dhe nëpërmjet këtij regjistri sigurohet akses dhe ofrohet mundësia e komunikimit të të gjitha palëve të interesuara me organin publik. Kjo formë siguron dhe forcon barazinë për sa i përket aksesit në informacion dhe shërbim, duke pasur në vëmendje dhe nevoja specifike për persona apo grupime të caktuara. 2. Krijimi dhe rregullat e administrimit të regjistrit elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës. KREU III |
PALËT E PËRFSHIRA NË KONSULTIMIN PUBLIK
Neni 8 Palët e interesuara 1. Palët e interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik janë: a) organet publike; b) shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe grupet e interesit; c) personat fizikë të huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe personat juridikë të huaj, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë. 2. Personat e tjerë të huaj mund të marrin pjesë në procesin e konsultimit, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare ose me kërkesë të drejtpërdrejtë të organeve publike, kur e çmojnë të nevojshme. Neni 9 |
Të drejtat e palëve të interesuara
Palët e interesuara në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik kanë të drejtë: a) të kërkojnë informacion për procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë aksesin në projektakt, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; b) t’u propozojnë organeve publike fillimin e procedurës për hartimin dhe miratimin e projektakteve, sipas planit vjetor të procesit të vendimmarrjes, publikuar nga organi publik, në përputhje me parashikimet e shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji; c) t’u dorëzojnë organeve publike komente dhe rekomandime për projektaktet që janë në proces të njoftimit e të konsultimit publik. Neni 10 |
Koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik
Çdo organ publik cakton një person si koordinator të njoftimit dhe konsultimit publik, i cili është përgjegjës për bashkërendimin dhe administrimin e përgjithshëm të punës për garantimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik, të parashikuar nga ky ligj. KREU IV RREGULLAT E PROCESIT TË NJOFTIMIT DHE KONSULTIMIT PUBLIK Neni 11 Mënyrat e njoftimit dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve 1. Njoftimi për projektaktet që do t’i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme: a) me postë elektronike; b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues; c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale; ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar. 2. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike. Neni 12 Njoftimet paraprake 1. Organi publik, në raste të veçanta, mund të mbledhë informacione dhe/ose opinione |
paraprake nga grupet e interesit përpara se të nisë procesin e hartimit të aktit përkatës.
2. Në fazat fillestare, organi publik, kur e gjykon të nevojshme, publikon në një nga format e parashikuara në nenin 11 një njoftim paraprak për aktin që do të hartojë për të siguruar informacione nga palët e interesuara. 3. Çdo palë e interesuar mund t’i përgjigjet njoftimit paraprak brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, duke dorëzuar komente dhe rekomandime. Neni 13 Përmbajtja e njoftimit në lidhje me nismën vendimmarrëse 1. Nënjoftiminpërfillimineprocesittëkonsultimitpublikduhettëpërcaktohentëpaktën: a) arsyet e nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë; b) afati, vendi dhe mënyra me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre; |
c) adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të organit publik
për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin;
ç) vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur organi publik vendos për organizimin e tij. 2. Aksesi në dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me projektaktin sigurohet edhe sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit. Neni 14 Informacioni që nevojitet të sigurohet 1. Palët e interesuara që do të konsultohen, pajisen me informacionin e nevojshëm për t’u krijuar atyre mundësinë të kontribuojnë në mënyrën më efektive të mundshme në procesin e përgatitjes së projektaktit në rrugë elektronike dhe/ose postare. |
2. Krahas dokumenteve përkatëse, në varësi të kompleksitetit, volumit dhe karakteristikave të
tjera të projektaktit, sigurohen shpjegime për qëllimin, problemet që do të trajtohen, idetë e
përgjithshme, ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme dhe, për aq sa është e
mundur, studime apo analiza që janë kryer për hartimin e projektaktit.
Neni 15 Afati për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve 1.Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre: a) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak; b) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik. 2. Përakteveçanërishtkomplekseosetërëndësishme,sipasvendimittëorganitpublik,afatipër dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit. 3. Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik. Neni 16 Zgjatja dhe përsëritja e fazës së konsultimit Organi publik mund të zgjasë afatin për dërgimin e komenteve ose mund të ripërsëritë fazën e marrjes së komenteve e të rekomandimeve në rastet kur: a) organi publik nuk është i kënaqur me cilësinë e komenteve të përftuara; b) në komentet dhe rekomandimet e dhëna janë ngritur çështje të reja të rëndësishme që nuk kanë qenë pjesë e konsultimit fillestar. |
Neni 17
Njoftimi për takime publike 1. Gjatë periudhës së konsultimit, nisur nga rëndësia e projektaktit dhe interesi i lartë publik, organi publik mund të organizojë takime publike, ku palët e interesuara paraqesin opinionin e tyre dhe të dhëna për projektaktin që do të hartohet. 2. Palëve të interesuara, të ftuara për të marrë pjesë në takimet publike, u jepet koha e nevojshme për përgatitje. Në çdo rast, ato informohen jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit publik, duke u vënë në dispozicion kopje të projektaktit që do të diskutohet. Neni 18 Pjesëmarrja në takimet publike 1. Konsultimi në takime publike është i hapur. 2. Njoftimi për organizimin e takimeve publike bëhet sipas mënyrave të njoftimit, të parashikuara në nenin 11 të këtij ligji. |
3. Përfaqësuesi i organit publik, që drejton takimin, në përputhje me rregullat e organit
publik, u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të shprehur mendimin e tyre për çështjet që
diskutohen.
4. Në çdo takim publik mbahet procesverbal, i cili arkivohet pranë organit publik. 5. Nëse konsiderohet e nevojshme, takimi publik mund të regjistrohet. 6. Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare. Neni 19 Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve 1. Komentet dhe rekomandimet e marra gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen |
nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik përkatës në një mënyrë të
strukturuar dhe transparente.
2. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit, i cili vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara. 3. Projektaktet shoqërohen me një përmbledhje të rekomandimeve të pranuara, sipas dispozitave të këtij ligji. Nëse rekomandimet e palëve të interesuara nuk janë pranuar, atëherë organi publik paraqet një përmbledhje të arsyeve për mospranimin e tyre në një nga format e njoftimit, të parashikuar në nenin 11 të këtij ligji. Neni 20 Raportet për transparencën në procesin e vendimmarrjes 1. Organet publike janë të detyruara të hartojnë dhe të publikojnë raporte vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes, ku përfshihet informacion për: a) numrin e akteve të miratuara nga organi publik përkatës gjatë vitit referues; b) numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të marra nga palët e interesuara; c) numrin e rekomandimeve e të komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes; ç) numrin e takimeve publike të organizuara. 2. Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes publikohet sipas parashikimeve
të nenit 11 të këtij ligji.
|
No comments:
Post a Comment