21 September 2016

Policia i referon ne Prokurori prinderit qe protestuan per shkollen e femijeve ne Valare

Policia e gjirokastres tha se më datë 20.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit F.I, F.M dhe J.H, vjeç 36, 38 dhe 43, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se rreth orës 07:45 deri rreth orës 08:15, së bashku me disa nxënës të moshës 7-13 vjeç, të një shkolle 8 vjeçare në Lunxhëri, kanë bllokuar rrugën në qendër të fshatit Valare, me pretendimin se nuk kanë shërbim transporti për të shkuar në shkollë. 

No comments:

Post a Comment