12 September 2016

Pas kultivimit nis transportimi marijuanes

 Nga specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Xh A, 27 vjeç , lindur dhe banues në Vlorë . Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  sot më datë 12.09.2016 ,rreth orës 00.30 në vendin e quajtur "Rruga e Bënçës", me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstuar automjeti me targa AA 086 AK me drejtues mjeti shtetasin e mësipërm, ku pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë ,në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva , me peshë totale 10.7 kg . Materialet në ngarkim të shtetasit Xheron Alikaj i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve” parashikuara nga neni 283/1 i K.Penal

No comments:

Post a Comment