14 September 2016

Opozita ne Gjirokaster reagon per linjat urbane te nxenesve,deklarata e plote


Deklaratë për mediat dhe opinionin publik.
Sot në ditën e dytë të shkollës nxënësit e fshatit Valare po protestojnë në qendër të fshatit për mungesën e furgonave që i transportojnë ata drejt shkollës së tyre gati 2 km larg. 
Para pak muajsh Bashkia Gjirokastër i hoqi mjetet e transportit të nxënësve nga fshati Valare dhe Lazarat me pretekstin se distanca ishte e shkurtër dhe mund të bëhej me këmbë nga nxënësit. Por prindrit justifikohen sot me faktin se rruga është e rrezikshme për fëmijët e vegjël pasi në të lëvizin dendur mjete të tjera motorike dhe mund të jenë shkak për aksidente eventuale.
Për këto arsye, në atë kohë, grupi i këshilltarëve të PD pas takimeve me banorët e Valaresë dhe të Lazaratit i ka kërkuar Kryetares së Bashkusë në mbledhjet e Këshillit që të rivendosë furgonat në dispozicion të transportit të nxënësve të këtyre zonave.
Kryetarja Zamira Rami premtoi se do ti riaktivizonte linjat e hequra, por që atëherë ka kaluar gati 6 muaj dhe ja ku jemi; Nxënësit kanë mbetur në mes të rrugës dhe prindërit nuk mund të rrezikojnë jetën e fëmijve të tyre për shkak të indiferencës së drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër.
PD Gjirokastër i bën edhe njëherë thirrje Kryetares së Bashkisë të gjejë mënyrën për të rivendosur furgonat në dispozicion të nxënësve në Valare dhe kudo tjetër.
Këshilltarët e PD do ti mbështesin sërish kërkesat e drejta të banorëve të Valaresë në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak me shpresën e zgjidhjes së problemit nga ana e pushtetit vendor.

No comments:

Post a Comment