18 September 2016

Nis transportimi marijuanes me korriere,arrestohen ne Kakavije 5 persona


Sekuestrohet  21 kg e 100 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë pesë shtetas
Në kuadër të planit të përbashkët të  masave të hartuar nga Policia Vendore e Qarkut dhe ajo Kufitare për parandalimin dhe  goditjen e trafikut të lëndëve narkotike,  nga punonjësit e Policisë Kufitare që kryenin shërbim në vijën e  gjelbër u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike dhe konkretisht:
Në orët e para të  mëngjezit në afërsi të Piramidës 28, punonjësit e policisë kufitare  që kryenin patrullim  në vijën e  gjelbër konstatuan katër shtetas, të cilët nxorrën dy çanta  krahu nga automjeti tip "Wolsvagen", me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë  organizuan punën duke bërë të  mundur kapjen e këtyre shtetasve, ku  gjatë kontrollit në brendësi të dy çantave  rezultoi të kishte 21 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
F. A ,36 vjeç, banues në Suk 1,Fier.
A. C ,24 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
F.H ,21 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
K. LL ,30 vjeç, banues në Cakran ,Fier.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. 

No comments:

Post a Comment