21 September 2016

Ne 24 oret e fundit 35 mije bime marijuane te korrura






Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, janë gjetur dhe asgjësuar në total 34.981 
bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva konkretisht: Qarku Elbasan (në fshatin Dardhë), Qarku Fier ( në fshatin Ngjeqar, Roskovec, në fshatin Panahor), Qarku Vlorë (në fshatin Drithas, në fshatin Gorrisht), Qarku Gjirokastër (në fshatin Bënçë, në fshatin Magalat, në fshatin Arrëz e Madhe), Qarku Lezhë (në fshatin Kaluer, në fshatin Gallatë, në fshatin Perlat i Epërm, në fshatin Kthellë, në fshatin Selitë Mirditë, në fshatin Orosh, në fshatin Peshqesh), qarku Shkodër (në fshatin Pog, në fshatin Shkozë, në fshatin Bogë), Qarku Kukës (në fshatrat Visoçë e Degë).

No comments:

Post a Comment